Marrëveshja e paqes/ Protestuesit ndërpresin të dërguarin e Trump, Yair Netanyahu: Janë paguar nga Sorosi

Disa protestues ndërprenë me fishkëllima fjalimin që po mbante i dërguari i posaçëm i SHBA, Steve Witkoff në Tel Aviv të Izraelit.

I dërguari i Trump po fliste në Sheshin e Pengjeve kur citoi kryeministrin Benjamin Netanyahu si person të rëndësishëm në arritjen e Marrëveshjeve të Abrahamit.

Në momentin që fjala e tij u ndërpre, Witkoff u shfaq i habitur, por insistoi duke thënë se ai ka luajtur një rol të rëndësishëm.

Gjatë këtij tubimi foli edhe dhëndri i presidentit amerikan, Jared Kushner dhe vajza e tij, Ivanka Trump.

Ndërkohë djali i kryeministrit izraelit, Yair Netanyahu tha se këta protestues janë të financuar nga miliarderi ultra-majtist, George Soros.

Po ashtu, ai tha se protestuesit janë financuar edhe me fondet e dikurshme të USAID.

Ai i referohej disa investigimeve që thonë se të paktën 6 OJF keqpërdorën fondet amerikane për të minuar pushtetin e kryeministrit Netanyahu gjatë protestave të vitit 2023.