E zbulojnë mediat italiane, Moggi kërkon të afrojë ish-sulmuesin e Interit te Partizani

Konsulenti i Partizanit, Lucciano Moggi po përgatit një blerje të re për Partizanin nga Italia. Faqja e njohur “Tuttomercatoweb.com” ka publikuar një lajm për afrimin e një sulmuesi italian.

Bëhet fjalë për Aiman Napoli, i cili për momentin është pjesë e Renates. Moggi kërkon t’i dhurojë një tjetër futbollist me eksperiencë trajnerit të ri Iuliano.

Sulmuesi 28-vjeçar ka qenë në një skuadër me ish-sulmuesin Caleb Ekuban, teksa drejtuesit e Partizanit shpresojnë që ai jetë në të njëjtin nivel, pse jo për të përfituar disa të holla më shumë pas një sezoni. Aiman ka luajtur edhe më të rinjtë e Interit, sigurisht para disa vitesh bashkë me Balotellin./ vipsport