Gazetarja Sonila Meço bllokohet në trafik, ja cili koleg i zuri vendin në drejtimin e Task Force

Gazetarja Sonila Meço e kishte të pamundur të moderonte emisioni  ‘Task Force’, i cili transmetohet nga e hëna në të enjten në Syrit Tv, për shkak të trafikut në hyrje të Tiranës.

Këtë të hënë, moderatori dhe gazetari Bledian Koka u desh të zëvendësonte gazetaren Meço në emision, gjë që e bëri publike dhe vetë që në nisje të emisionit ‘Task Force’.

Bllokimi i segmentit të autostradës Vorë - Maminas ka bërë që në aksin dytësor të krijohet trafik kilometrik.

Konkretisht nga kryqëzimi i Budullës ( afër Fushë- Krujës) e deri në Maminas, vargu i mjeteve është i pandërprerë për rreth 15 kilometra.