Xabi Alonso-s i ka mbetur mendja te Kimmich, e sheh si përforcim perfekt për Real Madridin
Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, mbetet një admirues i madh i Joshua Kimmich dhe sipas raportimeve nga mediet spanjolle, ai e konsideron mesfushorin Bayernit si lojtar ideal për sistemin e tij në “Santiago Bernabéu”.
Alonso, që ka pasur vetë një karrierë të ndritur si mesfushor, e vlerëson lart inteligjencën taktike, disiplinën dhe multifunskionalitetin që Kimmich ofron në fushë, cilësi që ai i sheh si thelbësore për strukturën e mesfushës që po ndërton te Real Madridi.
Burime pranë klubit madrilen thonë se Alonso e sheh Kimmichin si lojtarin perfekt për të organizuar ose për të mbështetur lojën në qendër të mesfushës së tij.
Megjithatë, një transferim i mundshëm shihet si shumë i vështirë për momentin. Kimmich ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2029 dhe mbetet një nga figurat më përfaqësuese të klubit bavarez.
Në këtë fazë, Real Madridi nuk po e ndjek aktivisht mesfushorin gjerman, por admirim i Alonso-s mund të ndikojë në vendimet e ardhshme të merkatos, nëse rrethanat ndryshojnë në vitet që vijnë.
Ky interes i vazhdueshëm tregon se Xabi Alonso po kërkon të ndërtojë një Real Madrid me profil të qartë taktik, ku lojtarë si Kimmich do të përshtateshin në mënyrë perfekte me filozofinë e tij të lojës.