Tensionet në Gazë shtohen pas armëpushimit: 32 viktima nga përplasjet mes Hamas dhe klanit Doghmush, përforcohet prania ushtarake

Pavarësisht armëpushimit në Izrael,  në dhjetë ditët e fundit tensionet në qytetin e Gazës janë shtuar.

Ndërkaq, raportohet për sulme ku të paktën 32 persona kanë mbetur viktima.

Këto sulme në Rripin e Gazës mendohet të jenë intensifikuar, për shkak të rivalitetit midis Hamas dhe klanit të Doghmush.

Bëhet me dije, se janë vënë 2,000 ushtarë kundër klanit.

Nga ana tjetër, Ministria e Brendshme mund të vendos 7,000 trupa për të ruajtur sigurinë në këtë zonë.

Megjithatë, Hamasi nuk i ndalon përpjekjet për të qendruar në pushtet, duke u bërë hakmarrës ndaj rivalëve.