Kolaps në rrugë! Trafik kilometrik 15 km në aksin Vorë-Maminas pas bllokimit të autostradës

Bllokimi i segmentit të autostradës Vorë-Maminas ka shkaktuar kaos në trafikun rrugor, duke krijuar një kolaps total në aksin dytësor. Nga kryqëzimi i Budullës, pranë Fushë-Krujës, deri në Maminas, vargu i automjeteve është i pandërprerë për rreth 15 kilometra.

Qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve po përballen me pritje të gjata dhe vonesa serioze, ndërsa situata në këtë segment rrugor paraqitet e rënduar, pa një zgjidhje të menjëhershme në horizont.

Autoritetet rrugore duhet të ndërhyjnë urgjentisht për të zhbllokuar autostradën dhe për të lehtësuar trafikun në këtë aks të rëndësishëm.