Kapen 3 persona me armë në një makinë, policia shoqëron të ndaluarit
Tre persona janë duke u shoqëruar në policinë e Elbasanit, pasi janë ndaluar me 3 armë zjarri në makinë.
Emrat e personave ende nuk janë bërë të ditur, por tre personat pritet të meren në pyetje nga policia e Elbasanit.
Aksioni është kryer në fshatin Kadund i Ri, në Elbasan.Ndërsa policia pritet të dalë me një njoftim zyrtar për këtë ngjarje.
Tre personat dyshohet se janë me precedent penalë.