Medvedev kërcënon: Lëshimi i raketës Tomahawk nga Ukraina mund të ketë pasoja për të gjithë, edhe për Trump
Me rastin e karakterizimit të presidentit amerikan si një “biznesmen paqebërës”, ish-presidenti rus komentoi me një ton të ashpër, “nëse ky term i referohet raketave Tomahawk , fraza është e gabuar.
“Lëshimi i këtyre raketave mund të ketë një fund të keq për të gjithë. Dhe veçanërisht për vetë Trumpin”, deklaroi Dmitry Medvedec.
Dhe më tej ai shtoi:
“Është thënë njëqind herë, në një mënyrë të kuptueshme edhe për njeriun me yll, se është e pamundur të dallosh një Tomahawk bërthamor nga një konvencional në fluturim. Nuk do të jetë Kievi që do t’i lëshojë ato, por Shtetet e Bashkuara. Si do të përgjigjet Rusia? Pikërisht!” shtoi Medvedev.
Ai ka nënkuptuar, sipas Reuters, se Moska do të përgjigjet me armë bërthamore.
“Mund të shpresojmë vetëm që ky të jetë një tjetër kërcënim bosh, i shkaktuar nga negociatat e zgjatura me një klloun të varur nga kokaina (nënkupton presidentin ukrainas Zelensky). Si dërgimi i nëndetëseve bërthamore më afër Rusisë. Epo, e dini si shkon: një nëndetëse doli në sipërfaqe në stepat ukrainase”, përfundoi ish-presidenti rus në postimin e tij.