", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/October/13/auto_Borowitz-IvankaBiden1760359015.webp", "width": 2560, "height": 1707 } }

Trump: Falenderoj dikë që e do më shumë Izraelin, vajzën time Ivanka

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump nga parlamenti izraelit ka falënderuar publikisht vajzën e tij, Ivanka Trump. Ai tha se kjo e fundit e do shumë Izraelin, madje është konvertuar. Ai bëri dhe batuta për martesën e saj me Kushnër, ndërsa vlerësoi dhe dhëndrin e tij për kontributin e tij.

“Dua të falënderoj dikë që e do shumë Izraelin. Vajzën time. Ivanka është këtu. Ajo është konvertuar dhe është shumë e lumtur. Mendoj që është e lumtur. Ata kanë një martesë të shkëlqyer dhe kanë një raport shumë të mirë. Jared Kushner ka qenë një ndihmës i jashtëzakonshëm, ka bërë një gjë të veçantë, realizoi marrëveshjen Abrahamike. Pra, kemi njerëz të talentuar të cilët punuan në këtë marrëveshje, është gjithashtu Marco Rubio i cili është këtu me ne.

Është me ne edhe Sekretari i Luftës, Sekretari i Mbrojtjes. Ne fituam me vendosmëri luftën e parë dhe të dytë botërore dhe gjithçka tjetër në mes. Ne kemi fituar gjithçka dhe thamë pse të mos ia ndryshojmë emrin pra nga një ministër i Mbrojtjes, në një ministër i Luftës, ne gjithmonë kemi patur ushtrinë më të madhe në botë”, tha Trump.