Numërimi për Kuvendet Komunale nis në ora 16:00 – Kjo është lista e 38 Qendrave
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në orën 16:00 do të fillojë numërimi i votave të kandidatëve për Kuvendet Komunale në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë, në sallën “1 Tetori”.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se sot nisë numërimi për asamblistët. “Votat e kandidatëve për anëtarët e kuvendeve komunale numërohen në qendrat komunale të numërimit” tha ai.
Kjo është lista dhe adresat e 38 Qendrave Komunale të Numërimit për Zgjedhjet Lokale 2025, ku do të numërohen votat e kandidatëve për Kuvende Komunale.