Denoncimi i fortë i Kurtit: 'Inxhiniering Zgjedhor' në Mitrovicë dhe strategjia për balotazh

Një nga momentet më të tensionuara të konferencës së Kurtit, një ditë pas zgjedhjeve, ishte kur lideri i Vetëvendosjes adresoi parregullsitë e raportuara në Mitrovicë.

Ai deklaroi se ajo që ndodhi nuk ishte një 'huqje' e thjeshtë, por një 'inxhiniering i paramenduar' dhe 'ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor'. Ai specifikoi se exit pollet e prezantuara gabimisht me një dallim prej 16 pikë përqindjeje dhe postimi i lajmeve të rreme për fituesin para mbylljes së vendvotimeve përbëjnë një cenim serioz të demokracisë, integritetit dhe sigurisë së shtetit. Për këtë arsye, ai u bëri thirrje publike organeve të drejtësisë dhe sigurisë që të hetojnë dhe hulumtojnë këtë çështje me seriozitetin maksimal.

Pas këtij denoncimi, ai shpalosi listën e kandidatëve me të cilët Vetëvendosje do të garojë në balotazh në 12 komuna, duke përfshirë Prishtinën, Mitrovicën, Prizrenin, Gjilanin dhe Gjakovën. I pyetur nga gazetarët për bashkëpunimet e mundshme për balotazh, veçanërisht një koalicion me PDK-në në Prishtinë, ai u përgjigj se fokusi fillestar do të jetë një analizë e thellë dhe e hollësishme e rezultatit zgjedhor. Vetëm pas kësaj analize të brendshme do të hartohen planet dhe përgatitjet për raundin e dytë, duke lënë të hapur çështjen e koalicioneve.

Pjesë nga fjala e Kurtit:

Të dashur qytetarë dhe të nderuar gazetarë të pranishëm, ajo çka ndodhi më 12 tetor, raportimeve për Mitrovicën duhet hetuar e hulumtuar, nuk bëhet fjalë vetëm për një huqje, por për një inxhiniring të paramenduar, për ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor, ekxit pollet e prezantuara gabimisht me 16 pikë të përqindjes dallim e më tepër se aq, nga më shumë se një organizat, dhe për të njëjtën komunë dhe postimi i lajmeve të rreme se kush ishte fituesi, ende pa u mbyllur vendvotimet, nuk janë thjesht një huqje, kjo është cenim demokracisë, i zgjedhjeve të lira dhe integritetit e sigurisë të shtetit tonë, i ftoj organet e drejtësisë dhe të sigurisë, që të merren me këtë çështje.

Të nderuar qytetarë, "më 9 nëntor besojmë fuqishëm se do të fitojmë me Hajrullah Çekun në kryeqytet në Prishtinë, me Faton Pecin në Mitrovicë, me Artan Abrashin në Prizren, me..." alban Hysenin në Gjilan, me Ardian Golën në Gjakovë, me Tauland Kelmendin në Pejë, me Jethon Rakën në Kaçanik, me Sulejman Mehollin në Vushtri, me Valon Prebrezën në Fushkosovë, me Halil Thaçin në Kastriot, me Ali Dulën në Rahovec dhe me Arsim Ademin në Veti, Lëvizja Vetëvendosje fitoi tre komuna pa balotazh, e ndoshta shtohet edhe Gjilani e bëhen katër.

Partia Demokratike e Kosovës fitoi tre komuna pa balotazh e ndoshta ju hiqet Hani i Lezit e mbetën dy, Lidhja Demokratike e Kosovës i fitoi dy komuna pa balotazh, ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe nisma socialdemokrate nga një. Edhe një herë, faleminderit shumë për mbështetjen, u jemi për jetë, mirënjohës e thellësisht falenderues dhe vazhdojmë përpara.