'Njihni Palestinën'/ Mbajtën pankarta pro-palestineze në parlament, përjashtohen deputetët izraelit, ndërpritet fjalimi i Trump
Fjalimi i Presidentit Donald Trump në Knesset u ndërpre për pak momente pasi një deputet i opozitës mbajti lart një copë letër ku shkruhej “Njihni Palestinën”. Kryetari i Parlamentit izraelit, Amir Ohana, reagoi me zë të lartë, duke thirrur emrin e deputetit Ofer Cassif dhe duke paralajmëruar se kushdo që do të prishte rendin do të nxirrej jashtë.
Deputeti protestues, Aymen Odeh dhe Ofer Cassif, të cilët mbajtën pankarta pro-palestineze u përjashtuan shpejt nga salla, ndërsa raportimet lokale sugjerojnë se mund të kenë qenë edhe deputetëtë tjetë.
Trump rifilloi fjalimin duke komentuar me humor se dëbimi i deputetëve ishte bërë në një mënyrë “shumë efikase”. Në fillim të seancës, kryetari Ohana kishte paralajmëruar se çdo shkelje e rendit do të sillte përjashtimin nga salla e Knessetit.