Vendimi i ministres/ Florjan Binaj ironizon: Ndalohen monopatinat! Le të marshojne betonieret
Kandidati i pavarur po i mbështetur nga të gjitha partitë opozitare në Tiranë, Florjan Binaj, ka ironizuar vendimin e fundit të Ministrises së Brendshme, Albana Koçiu, për të hequr nga dita e sotme, të gjitha monopatinat që lëvizin në kryeqytet.
‘Ndalohen monopatinat! Le të marshojne betonieret!’, shkruan Binaj në Facebook.
Ky vendim u mor një ditë më parë nga Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, në bashkëpunim me Drejtorin e Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe nisi të zbatohet që në orët e para të mëngjesit, kur dhjetëra monopatina u bllokuan dhe sekuestruan.