'Agimi historik i një Lindjeje të Mesme të re'/ Fjalimi historik i Trump në parlamentiN izraelit: Armët heshtin, rajoni në paqe
Presidenti Donald Trump iu drejtua parlamentit izraelit, Knesset, pas lirimit të 20 pengjeve që mbetën në Gaza, të cilët u transferuan në paraburgim izraelit.
Para fjalimit të tij, Kryetari i Knessetit, Amir Ohana, vlerësoi veprimet e Trump për Izraelin, duke përmendur zhvendosjen e Ambasadës Amerikane në Jerusalem në 2018 dhe goditjen e infrastrukturës bërthamore të Iranit verën e kaluar.
“Ky është agimi historik i një Lindjeje të Mesme të re,” deklaroi Trump, duke falënderuar gjithashtu kryeministrin Benjamin Netanyahu, të cilin e quajti “njeri me guxim të jashtëzakonshëm”. Ai vlerësoi edhe rolin e vendeve arabe në negociata, duke e cilësuar këtë një “triumf të jashtëzakonshëm” të bashkëpunimit rajonal.
Duke folur para parlamentit, Trump tha se tani nis “epoka e artë e Izraelit” dhe një periudhë e artë për të gjithë rajonin, duke përshëndetur turmën dhe duke theksuar se 20 pengjet po kthehen te familjet e tyre, ndërsa 28 të tjerë do të gjejnë qetësinë përfundimtare në tokën e shenjtë.
Ai shtoi se “armët heshtin” dhe se rajoni është tani në paqe, duke shprehur shpresën që kjo gjendje të mbetet e qëndrueshme përgjithmonë.