SYRI TV/ Minatorët në SPAÇ dalin në protestë: Po rrezikojmë jetën çdo ditë. Na plotësoni kërkesat!

Mungesa e kushteve të sigurisë në punë dhe pagat e ulëta, kanë detyruar punëtorët e minierës së Balrit në Spaç të Mirditës të zhvillojnë një protestë këtë të hënë. Ata i kanë kërkuar drejtuesve të firmës turke që administron këtë minierë, që të plotësojnë kërkesat e tyre, pasi në të kundërt protestat nuk do të ndalen

Syri TV

Punonjësit e minierës së Balrit në Spaç të Mirditës kanë protestuar këtë të hënë për kushtet e punës dhe pagat e ulëta. Rreth 70 minatorë kanë ndalur punën dhe kanë bllokuar hyrjen kryesore të objektit, në shenjë proteste ndaj kushteve të vështira të punës me të cilat përballen çdo ditë. Ata kërkojnë që drejtuesit e firmës turke të ulen në bisedime dhe të plotësojnë kërkesat e tyre, pasi në të kundërt ata nuk rifillojnë punë.

Sipas minatorëve, protesta do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre, të cilat përfshijnë përmirësimin e kushteve të sigurisë në minierë dhe rritjen e pagave mujore.