Kur do hapet dera e BE? Presidentja e KE nuk jep një datë: Jam e impresionuar nga populli shqiptar
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen nuk dha një datë konkrete kur u pyet se kur do të hapet dera e Bashkimit Europian për shqiptarët.
Gjatë një konference për shtyp në Tiranë, ajo foli sërish me gjuhën e zakonshme të Brukselit, që inkurajon reformat, por nuk përcakton asnjë afat për integrimin.
Por disa herë gjatë fjalës së saj, Von der Leyen vlerësoi populli shqiptar, duke thënë se ai e do integrimin e vendit.
“Ne të gjithë themi me të drejtë që kushti i zgjerimit bazohet tek meritat, dhe meritat e Shqipërisë janë të dukshme. Është një proces normal i hapjes së kapitujve dhe Shqipëria duhet të punojë për reformat në mënyrë që të bëheni pjesë e BE. Për mua është më rëndësi shpejtësia që po ecim në 2-3 vitet e fundit. Jam e impresionuar nga populli shqiptar që më thonë ‘po, ne duam të bëhemi anëtarë të BE’, e dimë që këto reformat janë për ne për të forcuar demokracinë,” tha ajo.