ZYRTARE/ Juventusi vendos të ardhmen për Dybala

Menaxheri i përgjithshëm i Juventus, Beppe Marotta këmbëngul se Paulo Dybala nuk është në shitje për asnjë çmim.

Në një intervistë për “Tuttosport”, Marotta zbuloi ofertat e shumta në drejtim të sulmuesit argjentinas, shkruan SYRI.net.

"Paulo nuk është për shitje, me çdo çmim. Ne kemi refuzuar shumë oferta. Kur një lojtar është i lumtur të qëndrojë në Juve, ai do të qëndrojë për aq kohë sa do”, u shpreh ai.