Shqipëria mund të arrijë standardet ekonomike dhe të qeverisjes së BE-së pas më shumë se gjysmë shekulli

Sipas një analize të Institutit të Vjenës për Studime Ndërkombëtare, Shqipërisë i duhen rreth 53 vite për të arritur standardet ekonomike të Bashkimit Europian dhe 64 vite për të përmbushur kriteret e qeverisjes.

Një platformë interaktive e zhvilluar nga projekti Converge2EU mat se sa afër janë vendet e Ballkanit Perëndimor me standardet e BE-së në fusha kyçe si ekonomia, qeverisja, mjedisi dhe arsimi.
Të dhënat tregojnë se Shqipëria ka bërë përparim në disa drejtime, por mbetet shumë pas vendeve anëtare të BE-së në drejtim të institucioneve dhe efikasitetit administrativ.

Konkretisht, hendeku ekonomik mes Shqipërisë dhe mesatares së BE-së është 53 vite, ndërsa për standardet e qeverisjes nevojiten 64 vite për konvergjencë.
Në krahasim rajonal, Shqipëria qëndron më mirë se Bosnja, Kosova dhe Mali i Zi, por më keq se Serbia, e cila ka vetëm 35 vite prapambetje ekonomike.

Ekspertët theksojnë se përshpejtimi i reformave në drejtësi, forcimi i institucioneve publike dhe lufta kundër korrupsionit janë thelbësore nëse vendi dëshiron të arrijë standardet europiane përpara mesit të këtij shekulli.