Morinë/ Nuk deklaroi 15,600 euro në hyrje në Shqipëri, procedohet 38-vjeçari nga Gjilani
Specialistët e Policisë Kufitare kanë proceduar penalisht një shtetas kosovar, 38-vjeçar nga Gjilani, i cili nuk deklaroi 15,600 euro gjatë hyrjes në Republikën e Shqipërisë në PKK Morinë.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën paratë në posedim të tij dhe për shkak të mosdeklarimit sipas ligjit, materialet procedurale u referuan në Prokurori.
Shuma e parave, 15,600 euro, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës për veprime të mëtejshme.
Njofitmi i policisë:
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 15 600 Euro.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Policisë Kufitare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar M. B., 38 vjeç, banues në Gjilan, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".
Procedimi penal për këtë shtetas nisi pasi në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit fizik të shtetasit M. B., shërbimet e Policisë i gjetën 15 600 euro, të cilat nuk i deklaroi konform ligjeve në fuqi. Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.