Deklarata e Ramës, Ministria e Jashtme greke: Plan kundër minoritetit grek në Shqipëri

Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar pas deklaratave të bëra nga kryeministri Edi Rama në lidhje me Akropolin dhe për veprimet që po bëhen në Himarë, ku po shemben disa banesa për planin urbanistik.

Ministria e Jashtme e quan si “plan kundër minoritetit grek në Shqipëri”, atë që po bëhet në Himarë.

“Plan për shmangien e të drejtave të pakicës greke. Faktet flasin vetë se njoftimet për prishjen e ndërtesave, si pjesë e projektit rizhvillimit të Himarës janë dërguar për njerëzit të cilët janë të gjithë me origjinë greke.

Kjo është një qasje e cila çon në përfundimin se autoritetet zyrtare shqiptare nuk mund të pretendojë ‘urbi et orbi’ se të drejtat e pakicave respektohen në të gjithë territorin shqiptar, në të njëjtën kohë shkel aktin, gjë që shkon kundër kursit europian të Shqipërisë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Greqisë.

Ministria e Jashtme thekson se deklaratat e bëra dje nga kryeministri shqiptar "i referohen logjikës së vjetër, që janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me standardet e aplikueshme për mbrojtjen e të drejtave të pakicave në vendet moderne, demokratike dhe evropiane."

“Kryeministri shqiptar ngatërron konceptin e rremë të historisë, me angazhimet e Shqipërisë sipas të drejtës ndërkombëtare dhe “acquis communautaire”, për të mbrojtur minoritetin grek që është autokton me të drejtat që i janë dhënë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Greqisë. /SYRI.net