Tre kutitë e fundit të panumëruara/ LDK dhe VV përballen në raundin e dytë në Prishtinë

Në komunën me numrin më të madh të banorëve, në atë të Prishtinës, kanë mbetur pa numëruar edhe tre kuti me fletë votimi.

Nga rezultati aktual shihet se kryeson kandidati i LDK-së, Përparim Rama me 33,76% ose 34,752 vota. 

Pas tij vjen kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeko me 33,05% ose 34,022 vota. I treti është renditur kandidati i PDK-së, Uran Ismaili me 27,77% ose 28,588 vota.

Duke qenë se asnjë nuk ka siguruar mbi 50% të votave, kandidatët Rama dhe Çeko do të shkojnë në balotazh në raundin e dytë më 9 nëntor.