Prishtina drejt balotazhit/ Ja si ndahet gara mes LDK-së dhe LVV-së
Rezultatet e para të Exit Poll-eve tregojnë se gara për kryetar të Prishtinës pritet të shkojë në balotazh, mes kandidatit të LDK-së, Përparim Rama, dhe kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Hajrullah Çeku.
Sipas rezultateve të publikuara nga Exit Poll-i i i realizuar nga UBO Consulting, Përparim Rama ka marrë 34.3 për qind të votave, ndërsa Hajrullah Çeku renditet shumë afër me 32.1 për qind.
Në vendin e tretë qëndron kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me 28.9 për qind, ndërsa Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka fituar 2.8 për qind dhe Besa Shahini nga Partia Socialdemokrate (PSD) 1.7 për qind.