'Drenasi shkon në balotazh'/ Rezultatat e para të EXIT POLL për zgjedhjet lokale në Kosovë

Sot në Kosovë janë mbajtur zgjedhjet lokale, ku qytetarët kanë dalë në kutitë e votimit për të zgjedhur kryetarët e komunave dhe përfaqësuesit vendorë.

Procesi zgjedhor ka vijuar përgjithësisht pa incidente, ndërsa pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë e lartë në disa qytete dhe komuna kyçe.

LEXO EDHE: Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Gazetarja Albione Zhitia raporton: Pjesëmarrje e lartë dhe garë e fortë në disa komuna kyçe

Sipas rezultateve të para të EXIT POLL, në komunën e Drenasit garë e ngushtë ka përcaktuar se nuk ka një fitues të qartë në raundin e parë.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Ramiz Lladrovci, ka marrë 48% të votave, ndërsa kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Petrit Hajdari, ka arritur 45%.

Kjo situatë e çon komunën në balotazh, ku qytetarët do të vendosin mes dy kandidatëve më të votuar.