Të shtëna me armë pranë një QV në Kosovë pas sherrit mes disa personave! Policia: S'ka lidhje me zgjedhjet

Një përleshje fizike ka ndodhur afër shkollës “Xheladin Gashi”, që sot shërben si qendër votimi, në Komoran të Drenasit.

Sherri më pas agravoi në përdorimin e armës së zjarrit.

Nga ngjarja raportohet se nuk ka persona të lënduar, ndërsa një automjet është dëmtuar, jo nga të shtënat me armë, por nga goditja me çekiç në xhamin e përparmë, raportojnë mediat e Kosovës,

Ndërkohë, policia ka mohuar që ngjarja të ketë lidhje me zgjedhjet, por ka ndodhur për shkak të një konflikti të mëhershëm mes palëve të përfshira.