Në Kosovë 'votojnë' Rey Manajn për kryetar komune. Pjesëmarrja deri në orën 15:00 shkon në 25%

Në Kosovë 'votuan' Rey Manajn për kryetar komune. Kur po mbahen zgjedhjet lokale për 38-të kryetarët e rinj të komunave, në një fletë votimi është shkruar emri i  Rey Manajn për kryetar komune në Rahovec. Sulmuesi që i shënoi dje Serbisë duke i dhënë fitoren e historike Shqipërisë.

Ndërkohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se deri në orën 15:00 kanë votuar 510.525 apo 25.21 për qind.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se deri në intervalin e njëjtë kohor në zgjedhjet lokale të mbajtur katër vjet më parë kishin votuar 26.95 për qind e votuesve të regjistruar.

“Procesi i votimit po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa pengesa. Deri më tani nuk janë evidentuar parregullsi që do të ndikonin në integritetin apo rrjedhjen e përgjithshme të zgjedhjeve”, tha ai gjatë konferencës për media.