Ku e kanë 'të sigurt' fitoren partitë në zgjedhjet lokale?

Nga 38 komunat e Kosovës, vetëm në gjashtë prej tyre nuk është ndërruar partia fituese qysh nga zgjedhjet e para pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Në Deçan ka fituar gjithnjë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës; në Drenas e Kaçanik, Partia Demokratike e Kosovës; në Istog e Fushë Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës; dhe, në Mamushë, Partia Demokratike Turke e Kosovës.

Analiza e REL

Shënim: Në vitin 2009 nuk ishin mbajtur zgjedhje lokale në Mitrovicë të Veriut, pasi ato ishin bojkotuar nga serbët lokalë. Për komunën e Parteshit shfaqen të dhënat për zgjedhjet e mbajtura më 2010, ndërsa edhe në komunat e tjera të banuara me shumicë serbe ishte vërejtur bojkotim i këtyre zgjedhjeve, që ishin të parat pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Tabela: Doruntina BaftiuBurimi: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve


Të drejtë vote kanë 2 milionë e 69 mijë e 98 votues brenda Kosovës, ndërsa rreth 44 mijë votues kanë qenë të regjistruar për të votuar nga jashtë vendit. Institucionet e Kosovës dhe misionet ndërkombëtare u kanë bërë thirrje qytetarëve të votojnë lirshëm dhe pa ndikime të jashtme.