Garë e fortë në Mitrovicën e Jugut, stacionohen ndërkombëtarët. Vuçiç presion serbëve në veri

Një grup gazetarësh nga Syri Tv janë stacionuar në Kosovë për të ndjekur nga afër votimet për të zgjedhur 38 kryetarët e komunave.

Në një lidhje direkte nga Mitrovica Gazetarja Albionë Zhitia sjell një panoramë të procesit zgjedhor deri në orën 13:00.

 “Ka një monitorim të jashtëzakonshëm nga forcat ndërkombëtate, OSBE e BE për faktin se kemi të bëjmë me një garë shumë shumë të fortë. Ambasadori britanik në Kosovë ka vendosur të jetë në Mitrovicën e Jugut për të parë si po shkon procesi zgjedhor.  

Ai tha se ishte mjaft i kënaqur që nuk ka incident në Mitrovicën e Jugut, ndërsa në Mitrovicën e Veriut problematikë është votimi në masë në mënyrë të organizuar nga Lista Serbe. Shumë qytetarë janë duke shkuar të organizuar në vend votime’  informon gazetarja Zhitia.

Lista serbe në mënyrë të organizuar fton banorët dhe u bën presion të hedhin votën në kuti. Dihet ku do të shkojë kjo votë. Dihet presioni që qyterët serbë e kanë nga Beogradi. Urdhri i Vuçiç është dëgjuar dhe  në këto palë zgjedhje”

Kujtojmë se në zgjedhjet e kaluara të 2021, Lista serbe bojkotoi.

Veç votimit në masë, ende nuk ka ndonjë incident tjetër.

Në Mitrovicën e Jugut Lëvizja Vetëvendosje, PDK, LDK dhe AAK – do të matin forcat sa i përket marrjes së pushtetit apo besimit qytetar për katër vitet e ardhshme

VV kandidon me Faton Pecin,  Partia Demokratike e Kosovës me Arian Tahirin, Gëzim Plakolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës, si dhe Qazim Nimani nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Shikoni raportimin në video