Laç, në 'Citroen' me doza kokaine e kanabisi, arrestohet 24 vjeçari
Një 24 vjeçar u arrestua në Laç pasi u kap në makinë me lëndë narkotike e dyshuar si kokainë dhe kanabis.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në qytetin e Laçit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Citroen”, që drejtohej nga shtetasi D. P.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi Denis Preci, 24 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.