Ndodhi në Lushnje/ 19 vjeçarja hakmerret ndaj bashkëshortit, i shkatërron shtëpinë në prag të divorcit
Një 19 vjeçare ka shkatërruar mobiljet e banesës së bashkëshortit me të cilin është në proces divorci.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen K. M., 19 vjeçe, banuese në Lushnjë, pasi dyshohet se ka dëmtuar mobilje në banesën e bashkëshortit me të cilin është në proces divorci.