'Mirupafshim! E lamë gjithçka në rregull, ndjesë për tavanin' Pas festës Kombëtarja rregullon zhveshtoren
Nga Bahri Cani
Shqipëria si Japonia!
Ekipi i kombëtare shqiptare dhe lojtarët rregulluan në fund zhveshtoren - pas këngëve dhe festimeve të mëdha në Leskovc.
Lojtarët, trajnerët dhe ekipi shoqërues festuan gjatë fitoren historike 1:0, por në fund nuk harruan të pastrojnë zhveshtoren aq sa ishte e mundur, në këto momente gëzimi.
Nejse, tavani qenka dëmtuar pak, por nuk është ndonjë dëm serioz... Ata lanë edhe një mesazh shoqërues!
Gitorja është festuar jo vetëm në Shqipëri, Kosovë, MV, Luginë e Mal të Zi, por edhe në shumë vende evropiane, si në Gjermani, Zvicër, Itali, ... me shumë entuziazëm, por pa incidente serioze.