Filipinet akuzojnë anijen kineze për përplasje të qëllimshme të njërës prej anijeve të tyre

Roja Bregdetare Filipinase akuzoi një anije kineze të dielën, më 12 tetor, se ka goditur "qëllimisht" një anije me bazë në Manila, e cila ishte ankoruar pranë një ishulli të diskutueshëm në Detin e Kinës Jugore, raporton AFP.

Incidentet detare midis Kinës dhe Filipineve janë shumë të zakonshme në këto ujëra, të cilat Kina i pretendon pothuajse tërësisht pavarësisht një vendimi të gjykatës ndërkombëtare kundër saj.

Sipas Manilës, një anije e Rojës Bregdetare Kineze qëlloi fillimisht një "top uji" të dielën në mëngjes drejt "BRP Datu Pagbuaya", një anije që i përkiste Byrosë së Peshkimit, një agjenci në varësi të Departamentit të Bujqësisë.