FITORE HISTORIKE/ Shqipëria mposht Serbinë, shpërthen festa kudo! Valle e fishekzjarre në Tiranë

Rey Manaj ka shënuar supergol, ka festuar me shqiponjë dhe ka bërë që të festojnë gjithë shqiptarët nëpër botë.

Me golin e Manajt, Shqipëria ka shënuar njërën prej fitoreve më të mëdha në histori. E ka mposhtur Serbinë në Leskovc me rezultatin 1:0, për hapin e madh drejt plejofit të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Ndeshja është luajtur në stadiumin e vogël të Leskovcit. Por festa shqiptare ishte e madhe.

Syri TV sjell atmosferën festive me valle dhe fishekzjarre në sheshin 'Nene Tereza' në Tiranë.