Thirrje anti-Kosovë në Leskovc, ku po luhet ndeshja Serbi - Shqipëri: 'Kosova është zemra e Serbisë'

Thirrjet anti-Kosovë në ndeshjen Serbi – Shqipëri. 

Thirrje “Kosova, Serbia” dhe “Kosova është zemra e Serbisë" janë dëgjuar rreth minutës së 20 dhe më pas thirrjet u bënë gjithnjë e më të shpeshta.

Rezultati deri tani mbetet 0:0.

Ndeshja po luhet në stadiumin “Dubočica” në Leskovc ku ka një numër të shtuar të xhandarmërisë serbe.

Ndërkohë në fillim të ndeshjes tifozët serbë fishkëllyen në mënyrë masive himnin e Shqipërisë.