VIDEO/ Gol në fundin e pjesës së parë, Rey Manaj kalon Shqipërinë në avantazh, feston me 'shqiponjë'

Shqipëria po përballet sonte me Serbinë në stadiumin “Duboçica” të Leskovacit, sfidë e vlefshme për Grupin K eliminator të Botërorit 2026, shkruan Syri.net.

Në pjesën e parë, kur po pritej përfundimi, Rey Manaj shënon, duke kaluar kuqezinjtë në avantazh. Pas golit Manaj festoi golin duke bërë me duar simbolin e Shqiponjës.