Blindohet stadiumi në Leskovc ku po luan Shqipëria
Një numër i shtuar i xhandarmërisë serbe është vendosur rreth stadiumit “Dubočica” në Leskovc ku po luhet ndeshja mes Serbisë me Shqipërinë.
Nga pamjet e shpërndara në mediat serbe shihen policë në çdo kthesë të rrugëve.
Ndeshja midis Serbisë dhe Shqipërisë konsiderohet si një nga ato ndeshje me rrezik të lartë dhe forcat serbe të sigurisë nuk i kanë lënë asgjë rastësisë.