ZYRTARE/ Sanchez vendos të ardhmen, nga e diela tek klubi i madh europian

Alexis Sanchez ka vendosur të ardhmen e tij pasi ditën e diel ai do të fillojë stërvitjet me Arsenalin.

Lajmi është konfirmuar nga trajneri Arsene Wenger, i cili theksoi se kiliani do të jetë pjesë e ‘topçinjve’.

 “Alexis dhe Mustafi do ta zhvillojnë stërvitjen e tyre të parë me ekipin të dielën”, tha Wenger.

Kujtojmë që Manchester City interesohet për të marrë shërbimet e Alexis Sanchez.