VIDEO/ Momenti kur kuqezinjtë zbresin në fushë për sfidën me Serbinë
Shqipëria do të përballet sonte me Serbinë në stadiumin “Duboçica” të Leskovacit.
Sfida e vlefshme për Grupin K eliminator të Botërorit 2026 do të startojë në orën 20:45.
Të dy ekipet duan fitoren për vendin e dytë, pasi kreu është “blinduar” nga Anglia.
Në këto momente, kuqezinjtë janë futur në fushë për të bërë nxehjen e nevojshme para takimit.