Serbët arrestojnë para ndeshjes me Shqipërinë një italian për fanellën me UÇK-në

Serbia po bën maksimumin që të mos ketë asnjë simbol shqiptar në qarkullim para, gjatë dhe pas ndeshjes mes dy ekipeve që luhet sot në Leskovac.

Dhe si rrjedhojë e kësaj, në pranga ka përfunduar edhe një shtetas italian.

Ministria e Punëve të Brendshme në Serbi ka bërë të ditur se ka ndaluar një shtetas italian, me inicialet E.E., 35-vjeçar, pasi i është gjetur një fanellë me simbolet e UÇK-së.

Ai është ndaluar me akuzën e “nxitjes së urrejtjes nacionaliste dhe raciste”.

Policia bëri të ditur se makina e tij Peugeot është ndaluar në pikën e kalimit në Merdare.

Në kontrollin që i është bërë një çante ne bagazh, është gjetur një fanellë e gjelbër me simbolet e UÇK-së.

Arsye pse është cilësuar e mjaftueshme që shtetasi italian të përfundojë në qeli me masën e ndalimit për të paktën 48 orë para se të shfaqet para gjykatës.