Kundër Serbisë/ Kombëtarja 'me të bardha' në fushë, VIDEO nga dhoma e zhveshjes në stadiumin e Leskovacit

Kombëtarja shqiptare do të luajë me uniformën e bardhë kundër Serbisë sot në mbrëmje në Leskovac.

 Duke qenë udhëtues dhe me serbët vendas që kanë uniformën e parë të kuqe, tanët janë detyruar të luajnë me fanellën e dytë.

Masat e sigurisë janë maksimale, pas tensioneve të ditëve të fundit dhe provokimeve të vazhdueshme nga tifozët vendas. Autoritetet serbe dhe UEFA kanë vendosur të monitorojnë nga afër çdo lëvizje për të garantuar zhvillimin e qetë të ndeshjes.