Ish-presidenti amerikan, Biden i nënshtrohet radioterapisë për kancerin
Ish-presidenti amerikan Joe Biden po merr radioterapi për kancerin e prostatës të diagnostikuar në maj, tha të shtunën një zëdhënës i ish-presidentit.
"Si pjesë e një plani trajtimi për kancerin e prostatës, Presidenti Biden aktualisht po i nënshtrohet radioterapisë dhe trajtimit hormonal", tha zëdhënësi.
Biden, i cili mbush 83 vjeç muajin tjetër, në shtator iu nënshtrua një procedure të njohur si kirurgjia Mohs për të hequr qelizat kancerogjene nga lëkura e tij.
Ish-presidenti demokrat zbuloi në maj se ishte diagnostikuar me kancer metastatik të prostatës.
Ekipi i tij tha se sëmundja ishte agresive, por e ndjeshme ndaj hormoneve, që do të thotë se ka të ngjarë të përgjigjet ndaj trajtimit./ Reuters.