SYRI TV/ Malësi e Madhe, familja Ujka jeton mes skamjes: Banesa e shkatërruar, 3 anëtar të sëmurë

SYRI TV

Familja Ujka në Malësi të Madhe jeton mes skamjes dhe kushteve të vështira. Më i madhi i familjes, Ilir Ujka, detyrohet të kujdeset për 4 anëtarët e tjerë të familjes, ku dy motrat dhe i vëllai janë me probleme shëndetësore. Ndërkohë që banesa ku ata jetojnë është tejet e amortizuar. Pavarësisht premtimeve, askush nga pushteti lokal, nuk kujtohet për këtë familje

50-vjeçari Ilir Ujka në Malësi të Madhe detyrohet të kujdeset për 4 anëtarët e tjerë të familjes, ku dy motrat dhe vëllai janë me probleme shëndetësore. Por, sikur të mos mjaftonte kjo, kushtet ekonomike me të cilat përballet kjo familje janë të vështira, ndërsa banesa në gjendje tejet të amortizuar. Ujka thotë se kanë marrë vetëm premtime, por asnjë ndihmë nga Bashkia Malësi e Madhe.

Në stinën e dimrit, jetesa në këtë banesë është tepër e vështirë, pasi uji futet brenda. 50-vjeçari Ujka kërkon një vend punë për t’i ardhur në ndihmë anëtarëve të tjerë të familjes.

Kjo familje banon në lagjen "Balaj", të njësisë Kastrat në Malësi të Madhe.