SYRI TV/ Bie prodhimi i ullirit në Berat, fermerët: Ka mungesë të fuqisë punëtore!
SYRI TV
Më pak prodhim të ullirit kanë marrë fermerët ne Berat këtë vit. Ata thonë se shkaku është ndryshimi i temperaturave por edhe infeksione që kanë prekur pemën. Ndërkohë që një tjetër problem për fermerët është mungesa e fuqisë punëtore.
Në ndryshim nga një vit më parë fermerët e uillrit këtë vit kanë marrë më pak prodhim. Ata shprehen se shkaku për këtë situata është ulja e temperaturave, por gjithashtu edhe infeksionet që kanë prekur ullirin.
Në atë që quhet Festa e Ullirit, në Bilç të Beratiti, fermerët shprehen se ulja e prodhimit të ullirit, sidomos ullirit "vaj" do të ndikojë ndjeshëm këtë vit në rritjen e çmimit të ullirit dhe vajit të ullirit. Ndërkohë për një tjetër problem për ta mbeten edhe fuqia punëtore, e cila jo vetëm është në mungesë, por është e pa përballueshme për xhepat e fermerëve
Pjesa më e madhe e fermerëve të fshatit Bilçë jetojnë me te ardhurat nga shitja e ullirit dhe vajit të ullirit. Qyteti i Beratit është një nga zonat më të rëndësishme të prodhimit të ullirit në Shqipëri