Zgjedhjet lokale në Kosovë, gazetari Isufi: Nuk janë shpalosur programe të mirëfillta
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë po finalizon përgatitjet për mbajtjen e Zgjedhjeve Lokale, të cilat do të zhvillohen më 12 tetor. Sot, e shtunë, nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve filloi shpërndarja e materialit zgjedhor në të gjitha vendvotimet.
Në intervistën e mesditës në Syri TV, gazetari Venhar Isufi u shpreh se programet e kandidatëve janë të paqarta dhe nuk ka një plan konkret për qytetarët për marrjen e mandatit 4-vjeçar tjetër.
Sipas tij, nuk janë shpalosur programe të mirëfillta për zgjidhjen e problemeve apo për përmirësimin e jetësës së qytetarëve, veçanërisht në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës. Kandidatët kanë akuzuar njëri-tjetrin, por nuk kanë prezantuar projekte konkrete për lehtësimin e jetësës së qytetarëve.
Si befasi , sipas gazetarit, është cilësuar kandidati nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosja, i cili ka prezantuar një metodë të re dhe të avancuar të programit qeverisës, në rast se fiton zgjedhjet për kryetar të Prishtinës.
Isufi shprehet se kandidatët duhet të fokusohen më shumë në zgjidhjen e problemeve të qytetit, përfshirë lirimin e hapësirave publike të uzurpuara dhe menaxhimin e trafikut kaotik, i cili është më problematik se në disa qytete të tjera të rajonit. Sipas tyre, këto janë sfida që nuk u janë adresuar as kryetarëve të mëparshëm, as kryetarit aktual.
Isufi:
Ne fakt, programet e tyre ata i kanë shpalosur, shohim që nuk ka ndonjë plan konkret me të cilin ata u janë drejtuar qytetarëve për marrjen e mandatit 4-vjeçar tjetër.
Personalisht mendoj se nuk janë shpalosur shumë programe të mirëfillta për largimin e problemeve apo për përmirësimin e jetësës së qytetarëve, sidomos në Prishtinë, këtu në kryeqytet.
Kemi kandidatë të cilët kanë dalë dhe kanë akuzuar njëri-tjetrin, por nuk kanë dalë të japin ndonjë program të mirëfilltë për të lehtësuar më shumë jetësën e qytetarëve. Ka pasur më shumë akuza dhe kundërakuza ndaj njëri-tjetrit, sidomos për qeverisjen për kryetarin aktual.
Ajo që ka qenë befasi është kandidati nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosja, i cili në fakt ka shpalosur një metodë të re dhe më të avancuar të programit qeverisës në rast se i do të fitojë zgjedhjet për t’u kryetar i Prishtinës.
Ndoshta kandidatët është dashur të fokusohe më shumë te aspekti i asaj sesi do të punojnë më shumë për lehtësimin e jetësës së qytetarëve, lirimin e hapësirave publike të cilat janë të uzurpuara, gjithashtu trafiku kaotik, i cili është një kaos edhe më i madh sesa në Tiranë, ekzajtuqe ka probleme shumë të mëdha në Prishtinë të cilat nuk kanë arritur as kryetarët e mëhershëm, por as edhe ky aktual i cili ka qenë për t’i zgjidhur.