Miku i Ramës po falimenton
Perandoria e Salt Bae, emri i vërtetë i të cilit është Nusret Gökçe, po përballet me një rënie të dukshme. Pas famës së tij në rrjetet sociale dhe biftekëve të shtrenjta Wagyu të mbuluara me fletë ari, duket se publiku po lodhet nga 'restoratori më pretencioz në botë'.
Salt Bae ndërtoi një perandori falë mënyrës së kriposjes së mishit dhe famës virale, por ajo perandori po shembet. Pas zgjerimit agresiv në Shtetet e Bashkuara, grupi i tij i restoranteve regjistroi humbje rekord, dhe nga shtatë lokalet e hapura atje, mbeten vetëm dy.
Edhe për restorantin e tij kryesor në Knightsbridge, Nusr-Et, situata nuk është më e mirë: kompania britanike regjistroi një humbje prej mbi 7 milionë dollarësh vitin e kaluar, pas një rënies të vlerës së aktiviteteve të saj amerikane me 8.7 milionë dollarë. Një zëdhënës i kompanisë deklaroi: 'Kemi provuar disa tregje. Disa funksionuan, disa jo'.
Disa kritikë e kanë cilësuar ambientin e restoranteve të tij si «një lounge pa atmosferë, një restorant me performancë të dobët», duke sugjeruar se ajo që Salt Bae ofronte shpesh nuk përputhej me pritshmëritë.
Salt Bae u bë i famshëm në 2017, kur një video ku ai kriposte në mënyrë një biftek u bë virale. Në pak kohë ai hapi restorante në Milano, Mykonos, Stamboll, Abu Dhabi dhe më në fund në Londër në 2021.
Me mbi 52 milionë ndjekës në Instagram dhe vizita nga yje si David Beckham, Cristiano Ronaldo dhe Wayne Rooney, fama e tij në rrjetet sociale ishte e jashtëzakonshme, por tani duket se perandoria e tij po shembet.
Në rrjetet sociale po qarkullojnë foto ku Salt Bae shfaqet pranë Edi Ramës me përshkrimin: “Më shumë se një mbret”, shoqëruar me kurorë, një emoji për “mos marrje më sysh” dhe dy zemra të kuqe.