Dalin emrat e kandidatëve që do të mbështesë PD zgjedhjet e pjesshme lokale
Partia Demokratike ka përcaktuar kandidatët që do të mbështesë në të 5 bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhje në 9 nëntor.
Mediat raportojnë se ata janë kandidatë të pavarur të cilët do të mbështeten nga opozita.
PD do të mbështesë Gabriel Gumën në Tepelenë, Dionis Sotën në Vlorë, Eduart Brahlikënpër bashkinë e Matit, Amarildo Hoxhën në Cërrik dhe Pavlo Shkarpën në Berat.
Më herët PD deklaroi mbështetje për Florjan Binajn në Tiranë. Vendimin përfundimtar pritet ta marrë kryesia e PD.