Kosovë-Slloveni, pikë për vendin e dytë në grup

Kosova barazoi pa gola ndaj Sllovenisë, në sfidën kualifikuese të Botërorit.

Dardanët e nisën takimin në sulm duke rrezikuar me Muriqin, por vetëm kaq.

Në fundin e fraksionit, Sesko u përgjigj në krahun tjetër, duke shkaktuar drithërima te vendasit.

Pavarësisht rasteve nuk pati gol në pjesën e dytë.

Kosova është në vendin e dytë me 4 pikë në Grupin B pas Zvicrës kryesuese (9), ndërsa Sllovenia ka 2 pikë.