Projektligji i ri/ Malltezi: Rrezikon 6-fishimi i tarifave të mbetjeve... Rëndon xhepin e qytetarëve
Me projektligjin e ri të mbetjeve, tarifa e shërbimit rrezikon të 3-6 fishohet, sipas jamambër Malltezit. Gjatë intervistës në SYRI TV, ai tha se me projektligjin e ri, qeveria është kthyer 11 vite pas, ndërsa ajo që bie në sy është fryrja tej mase e çmimit të shërbimit.
Jamambër Malltezi: Gjëja e parë që është pozitive është që pas aventurës për të vjedhur 400 milionë euro dhe ndërruan dhe strategjinë, dhe ligjin e të gjitha dhe e kthyen kokëposhtë hierarkinë e trajtimit të mbetjeve. Tani po kthehemi...ngaqë u vodhën këto para, i doli boja kësaj pune, kthehemi prap tek ligji i 2011. Pra, respektojmë hierarkinë siç e ka Evropa apo çdo vend normal i botës. Kjo është një gjë pozitive që po kthehen tek ajo që ka qenë para 11 vitesh.
Çfarë ka negative. Gjëja më e rëndë për qytetarët është rreziku i 3-6 fishimin e tarifave të mbetjeve. Pse? Sepse i kanë vënë syrin si një aferë dhe duket aferë e mirë dhe pa pasur asnjë llogaritje të mirëfilltë, këto thjesht kanë nxjerrë një shifër totale për ton. 70 euro për ton.
Kujdes! Sot që ne flasim Erion Veliaj e rriti nga 12 euro për ton, e çoi në 29 euro për ton. Këta po thonë 70 euro për ton. Por prit, nga doli kjo 70 euro, kur 29 ke çmimin? Pra, kosto duhet të jetë më e ulët se çmimi që të mbulojë të gjitha këto. Ty të del çmimi më i vogël se gjysma e kostos.