Machado më vonë postoi një deklaratë zyrtare ku ia dedikoi çmimin vetëm popullit të vuajtur të Venezuelës, duke lënë jashtë përmendjen e Trump. Kandidatura e saj kishte marrë mbështetje nga Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, dhe Ambasadori i SHBA-së në OKB, Mike Waltz, me letrat e tyre drejtuar Komitetit të Nobelit në 2024.

Shtëpia e Bardhë reagoi ditën e sotme, duke shprehur pakënaqësi që Trump nuk u nderua me çmimin, duke akuzuar Komitetin e Nobelit se “politikë e ka vendosur para paqes”.

Ngjarja ndodh në një kontekst të tensionuar: Ushtria amerikane ka sulmuar anijet venezueliane në Detin e Karaibeve gjatë muajit të fundit, ndërsa Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka paralajmëruar se është gati të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në rast agresioni nga SHBA-të.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/October/10/auto_Screenshot_121760121235.jpg", "width": 900, "height": 593 } }

Venezuelianja María Corina Machado ia dedikon Çmimin Nobel Donald Trumpit

María Corina Machado, politikane dhe aktiviste venezueliane, është shpallur fituese e Çmimit Nobel për Paqen për vitin 2025. Machado u njoftua me një telefonatë në mes të natës nga drejtori i Institutit Norvegjez të Nobelit, duke shpërthyer në emocione dhe lot.

Në një postim në rrjetin social “X”, ajo theksoi se kjo njohje i përket gjithë popullit venezuelian dhe e cilësoi si një nxitje për të vazhduar “pushtimin e lirisë”. Ajo gjithashtu përmendi mbështetjen e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, popullit amerikan dhe kombet demokratike të botës si aleatë në rrugën drejt lirisë dhe demokracisë.