Bashkia jep 300 mln lekë për të parë yjet! Allkja: Në Librazhd, fshatrat si në mesjetë...

Ndërsa banorët e fshatit historik Librazhd Katund, vetëm pak kilometra larg qytetit, vuajnë mungesën e rrugëve, shkollave dhe shërbimeve shëndetësore, Bashkia e Librazhdit shpenzon 300 milionë lekë për një teleskop për të parë yjet.

Mjeku Ilir Allkja shkruan në FB se autoritetet lokale duken të zhytura në ‘halle kozmike’, duke lënë në hije nevojat reale të njerëzve.

Ilir Allkja: Në fshatin më të afërt të Librazhdit, Librazhd Katund, vetëm kilometra nga qyteti, nuk ka rrugë makine, arsimtarë e infermierë e plot mungesa ty tjera...

Theksoj se ky fshat ka ekzistuar disa qindra vite para se të ndërtohej qyteti i Librazhdit (pas viteve 50'), dhe i ka dhënë emrin  qytetit, por bashkia e Librazhdit po përjeton halle kozmike, nuk ka nge për hallet e njerëzve.