Malltezi: Trupa e gjyqtarëve, ballo me maska! Nuk guxoi njeri të fliste kundra Edi Ramës dhe vetes së tyre
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, i ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon, foli për zhvillimet e fundit në institucionet e drejtësisë, pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, pak ditë më parë.
Malltezi theksoi se mungesa e drejtësiëë sjell këtë situatë, e cila është kronikë e një ngjarje të paralajmëruar.
‘Ajo që ndodhi dje, mbledhja e institucioneve të drejtësisë për vrasjen e gjyqtarit në sallën e gjyqit, ishte një ballo me maska. Ishte ballo me maska, pasi asnjë aty nuk guxoi të fliste një fjalë kundra Edi Ramës dhe vetes së tyre. Situata ku e kanë sjellë është tragji-komike dhe e kanë sjellë këta, Edi Rama dhe trupa e drejtësisë që janë aty, folën dhe thanë duam siguri por nuk tha kush që duam gjyqtarë. Janë qesharakë. Të gjithë për fat të keq, gjyqtarët e Gjykatës së Lartë janë lepe-peqe të Edi Ramës. Në Gjykatën Kushtetuese vetëm dy nuk janë lepe-peqe të Edi Ramës’, theksoi Malltezi.
Malltezi: Mungesa e drejtësisë sjell këtë situatë. Kjo situatë ishte kronikë e një ngjarje të paralajmëruar. Po shikoja një rast tjetër në Vlorë që kishte mbi 30 vjet nëpër gjyqe. Me drejtësinë e re po flitet 15-20 vite, kemi raste 30 vite që është për të vënë duart në kokë. Mungon roli i shtetit, qoftë për zgjidhje të problematikave.
Ajo që ndodhi dje, mbledhja e institucioneve të drejtësisë për vrasjen e gjyqtarit në sallën e gjyqit, ishte një ballo me maska. Ishte ballo me maska, pasi asnjë aty nuk guxoi të fliste një fjalë kundra Edi Ramës dhe vetes së tyre. Situata ku e kanë sjellë është tragji-komike dhe e kanë sjellë këta, Edi Rama dhe trupa e drejtësisë që janë aty, folën dhe thanë duam siguri por nuk tha kush që duam gjyqtarë. Janë qesharakë. Të gjithë për fat të keq, gjyqtarët e Gjykatës së Lartë janë lepe-peqe të Edi Ramës. Në Gjykatën Kushtetuese vetëm dy nuk janë lepe-peqe të Edi Ramës.
Është ky sistem që ka ngritur një njeri që ka kapur çdo pushtet dhe krijon probleme mjaft të mëdha, sepse ky njeri zgjidh hallet e 5 miqve që ka. Donte Bolino prona, sa të duash vetëm me një firmë.
Kapja e të gjitha pushteteve, nuk zgjidh, nuk bën dhe qeverisjen më efektive.
30 vjet gjyqe në Vlorë, i ka ikur e gjithë jeta. Gjykata e Strasbugut, nëse vonohet 6-7-8 vite, të thotë menjëherë që nuk është gjyq sipas rregullave.
Ka dhe një gjë tjetër. Ata nuk shohin nga vetja. KLGJ duhet të monitorojë, por kë? ILD nuk inspekton çështjet që bëjnë ‘muuu’ që janë qesharake. Kemi qëndrime me dy standarde të gjyqtarëve. Kemi KLGJ që është qesharake totalisht. Kemi vendim me vulë apostile nga autoritetet greke, ku Shqipëria është pjesë e konventës, dhe Irena Gjokës, Greqia i solli vendimin me vulë apostile që është dënuar.